Gjinovci për 10 pikat që Hoxhaj ia shtroi Kurtit: Palidhje, fare s’janë të rëndësishme

Aktuale

Gjinovci për 10 pikat që Hoxhaj ia shtroi Kurtit: Palidhje, fare s’janë të rëndësishme

Më: 15 mars 2021 Në ora: 22:31
Rron Gjinovci

Aktivisti Rron Gjinovci ka vlerësuar se pyetjet që ia shtroi u.d I kryetarit të PDK-së. Enver Hoxhaj në takim liderit të VV-së, Albin Kurtit, janë të pa rëndësishme.

Gjinovci në Pressing tha se për të gjitha ato çështje është përgjegjëse PDK-ja.

“Dyqysh si mos me qenë përgjegjësi të PDK-së. Fare s’janë të rëndësishme pytjet. Na, 50% e votuesve kemi vendosur që s’po duam me u marrë me ato tema.  Enver Hoxhaj shtrojke pytje për të cilat është përgjegjëse PDK-ja”, tha Gjinovci.

Në anën tjetër, analisti Jusuf Thaçi tha se jo të gjitha pyetjet e Hoxhajt ishin për t’u hedhur poshtë.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, dhe sekretari i përgjithshëm i partisë, Uran Ismajli, janë takuar sot me kreun e VV’së Albin Kurtin dhe ushtruesen e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmanin.

Në këtë takim, sipas një komunikate të PDK-së, kjo parti ka shpalosur 10 kërkesat që i ka për Kurtin e Osmanin.

Hoxhaj pas takimit me Osmanin dhe Kurtin, ka deklaruar se e ka pyetur këtë të fundit se a është distancuar nga dhuna e gazi lotsjellës në ditën kur Hashim Thaçi ishte emëruar presidenti i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat