Eskalon debati i Rron Gjinovcit dhe Zgjim Hysenit, kjo është arsyeja

Aktuale

Eskalon debati i Rron Gjinovcit dhe Zgjim Hysenit, kjo është arsyeja

Më: 25 mars 2021 Në ora: 21:26
Zgjim Hyseni, Rron Gjinovci

Aktivisti Rron Gjinovci ka debatuar me anëtarin e PSD’së, Zgjim Hyseni për aktakuzën ndaj minsitrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu.  

PSD ka mbajtur aksion sot ku ka kërkuar që Aliu të japë dorëheqje. Ndërkohë Gjinovci thotë se Aliu është i pafajshëm.

“Këtu nuk është lejuar krimi i organizuar dhe shpërlarje e parave. Nuk ka nevojë fare për hetim. I shihni vetë dnërtesat. Të gjithë e dimë se ku i ka familja Thaci banesën e saj. Hajde tash ku është kryeprokurori Lumezi. Ai do të dal i pafajshëm. Nuk e kam problemin këtu”, tha ai.

Ndërkohë këtu ndërhyri Hyseni duke thënë se VV vetë ka sjellë një standart të tillë që të japin dorëheqje ministrat me aktakuza.

“Kur i patët rrëzuar veturat e EULEX-it e dini se jeni shpallur të pafajshëm”, tha Gjinovci.

“Lënda është parashkruar. Nuk jemi të pafajshëm”, iu kthye Hyseni.

“Po, ama ju nuk patët shkuar në sallë dhe gjyakta pati dështuar. Ne i patëm rrëzuar ato vetura“, tha Gjinovci.

“Mir jau kemi bërë”, shtoi Hyseni.

“E tash të çoheni e të kërkoni dorëheqje nga Aliu nuk është në rregull”, tha Gjinovci.

“Por të bëjmë paralele kundër një veprimi politik dhe atij moral është ndryshe”, tha ëprsëri Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat