Reagon më në fund Ardian Kastrati, ky është arsyetimi i tij

Aktuale

Reagon më në fund Ardian Kastrati, ky është arsyetimi i tij

Nga: M.H. Më: 4 prill 2021 Në ora: 23:34
Ardian Kastrati

Deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati pak orë më parë ka publikuar një shkrim ku citonte shkrimtarin Faik Konica e që lidhej drejpërdrejt pas fitores së Osmanit.

Fjalët që Kastrati shkroi ngjallen debat nga të gjithë duke mos e arsyetuar fare, shkruan “Bota sot”.

Mirëpo para pak çastesh Kastrati përmes një postimi tjetër facebok është arsyetuar duke sqaruar poenten e shkrimit të mëparshëm.

Sipas Kastratit shkrimi nuk është lidhur me Osmanin duke u shprehur që as në mend nuk I ka ardhur Osmani apo ndonjë tjetër, përcjell “Bota sot”.

Askush nuk duhet të ndihet i ofenduar sepse postimi ska pas adresë politike e aq me pak seksiste, shkruan më tej Kastrati.

Më tej, ai thotë që “mos u turrni”, sepse nëse I referohet ndonjë politikani I përmend edhe emrin.

Postimi i plotë

Postimit që kam bërë ku e citoj Faik Konicen iu paska dhanë drejtim i gabuar! Sa e qela fcb po e shoh që më paskan gozhdu do analista e portale. Unë as që kam qenë tu e pa seancen për zgjedhjen e presidentit kur e kam shkru atë postim. As që më ka shku mendja te Vjosa Osmani, as Adelina Grainca , as për asnjë të person të gjallë në këtë botë. ...siç paskan aluduar disa. Askush nuk duhet të ndihet i ofenduar sepse postimi ska pas adresë politike e aq më pak seksiste. Më ngadal mos bëni turr! Për çështje politike kur dua të reagoj i përmendi me emër e mbiemër, qysh i kam përmend gjithë!

Tani hapni syte ju që paskeni marrë turr dhe lexojeni shkrimin e Faik Konices më poshtë, nga i cili kam nxjerrë atë tekst fjalë për fjalë i cili ska të bëj me politiken aktuale, por thjeshtë është referencë në satiren e Konicës.

A ma gjen dikush në postimin tim që kam permend Vjosa Osmanin apo këdo tjetër ?

Ja më poshtë linku tekstit të Faik Konices:

https://www.radiandradi.com/abdullahu-yne-cbehet-satire-nga-faik-konica/?fbclid=IwAR2XrtGZ8V-NmwuXKud2I6krmPXN89fWmvLseBrkoJwTnJPkgDJAltJYF1Y

Naten e mire!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat