Iu përmend familja, reagon Adelina Grainca, e prezanton xhaxhain e vet, ja çfarë thotë për të

Aktuale

Iu përmend familja, reagon Adelina Grainca, e prezanton xhaxhain e vet, ja çfarë thotë për të

Nga: D.RR Më: 7 prill 2021 Në ora: 22:30
Adelina Grainca dhe xhaxhai i saj

Deputetja tashmë e VV-së, Adelina Grainca ka qenë në qendër të vëmendjes ditëve të fundit, pasi braktisi PDK-në dhe votoi Osmanin për presidente.

Për Graincën u përfol edhe familja e saj, si biznesmen të njohur në Ferizaj.

E ajo sot ka prezantuar xhaxhain e saj, Lulin, për të cilin thotë se është mbështetësi më i madh i saj.

Ajo ka thënë se emri i familjarëve të saj, është lakuar padrejtësisht këto ditë me pretekste shpifëse.

Postimi i plotë:

Këto ditë emri im dhe i familjarëve të mi u lakua vazhdimisht me pretekst krejtësisht shpifës!

Luli për mua nuk është vetëm xhaxhi im, por edhe prind e shoku im më i ngushtë, mbështetja më e madhe që unë kam. Publikisht sikurse para zgjedhjeve e edhe tani, do e falenderoja për të gjitha, do të të bëj krenar ty dhe gjithë familjen duke punuar përherë në të mirë të vendit tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat