Reagojnë nga qeveria pasi xhaxhai i Glauk Konjufcës mori post në ministri

Aktuale

Reagojnë nga qeveria pasi xhaxhai i Glauk Konjufcës mori post në ministri

Nga: D.RR Më: 8 prill 2021 Në ora: 17:34
Rabit dhe Glauk Konjufca

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas raportimeve se në ministritë e qeverisë Kurti, po emërohen persona familjar në disa poste.

Më herët u raportua se xhaxhai i kryeparlamentarit Konjufca, Rabit Konjufca, është emëruar këshilltari i ministrit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Zëdhënësi Kryeziu ka treguar një profil të shkurtër të Rabit Konjufcës, për të cilin thotë se ka përgatitjen e mjaftueshme.

Tutje ai ka theksuar se ministrat kanë të drejtë të emërojnë këdo këshilltar, që mendojnë se u hyjnë në punë.

Postimi i plotë:

Sami Uka dhe Rabit Konjufca janë të emëruar politik të ministrive respektive. Ata janë të emëruar sepse nuk janë të zgjedhur.

Sami Uka është specialist i mjekësisë familjare dhe është magjistër i kujdesit parësor shëndetësor i diplomuar nga Universiteti i Londrës. Përvoja e tij profesionale përfshinë angazhimin si mjek në International Medical Corps dhe zyrtar i lartë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Kurse, Rabit Konfjuca ka të përfunduar Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së. Ai ka përvojë dhe njohuri në fushën e sigurisë, e cila është e veçantë dhe e vlefshme për shkak se përshkon të gjitha fazat e transformimit të ushtrisë sonë.

U takon ministrave ta përzgjedhin stafin dhe bashkëpunëtorët e tyre që ata mendojnë se do t’u ndihmojë dhe që i besojnë në kryerjen e detyrave dhe në përmbushjen e zotimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat