Selimi: Vlerat kulturore e fetare asnjëherë nuk janë sulmuar nga shqiptarët

Aktuale

Selimi: Vlerat kulturore e fetare asnjëherë nuk janë sulmuar nga shqiptarët

Më: 10 prill 2021 Në ora: 16:25
Manastiri i Deçanit

Dje u dha lajmi se Europa Nostra ka vendosur që Manastirin e Deçanit ta fusë në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara të Evropës për vitin 2021.

Për këtë ka reaguar Selim Selimi, ish-ministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Ai tha se shumë kujt nuk i konvenon harmonia dhe kujdesi historik i qytetarëve të Deçanit për manastirin e tyre.

“Janë të pasakta pretendimet e Europa Nostra se ky manastir është në rrezik të lartë, siç i quan ajo nga “ekstremistët lokalë””, shkroi Selimi në profilin e tij në Facebook.

Më tej, ai shtoi se vlerat kulturore e fetare asnjëherë nuk janë sulmuar nga shqiptarët, përkundrazi janë mbrojtur me çdo çmim dhe në çdo kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat