​Osmani takon ministrin e Mbrojtjes dhe Komandantin e FSK-së

Aktuale

​Osmani takon ministrin e Mbrojtjes dhe Komandantin e FSK-së

Më: 14 prill 2021 Në ora: 15:33
Pamje nga takimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në takim koordinues për çështje të mbrojtjes Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe Komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së njoftuan Presidenten Osmani lidhur me zbatimin e programeve ekzistuese të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së dhe mbështetjes së ofruar nga shtetet mike.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e realizimit të planit të tranzicionit sipas standardeve të NATO-s.

Ajo theksoi edhe rëndësinë e realizimit tësynimit strategjik të Kosovës që të bëhet anëtare e kësaj aleance.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat