Krimi në Gradicë të Drenasit/Vdes në QKUK edhe Bekim Muja që mbeti i plagosur para 9 dite

Aktuale

Krimi në Gradicë të Drenasit/Vdes në QKUK edhe Bekim Muja që mbeti i plagosur para 9 dite

Më: 15 prill 2021 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Bekim Muja, babai i 15 vjeçarit A. Muja, i cili u vra në fshatin Gradicë të Drenasit, i cili po qëndronte që disa ditë i plagosur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka vdekur pasi nuk ka arritur t’i mbijetojë plumbave që kishte marrë natën e 6 prillit në pyll.

Burimt nga QKUK-ja kanë bërë të ditur se, Bekimi sot pas shumë përpjekje të mjekëve nuk arriti t’i mbijetojë plagëve që kishte marrë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe miku i tij Burim Klinaku.

“Sap mora lajmin se paska vdekë Bekim Muja, ishalla Allahu e ka dërgu në lule të xhenetit, do të na mungojë”, ka shkruar ai në Facebook.

Rasti kishte ndodhur pasi Bekim Buja së bashku me djalin e tij A. Muja 15 vjeçar, kishin shuar në pyll për dru. Por, prerja e tyre ishte fatale, për A. Muja 15 vjeçar që mbeti i vdekur, ndërsa babai e tij kishte mbetur i plagosur.

Dyshohet se vrasja kishte ndodhur për një pronë, e cila ka shkaktuar konflikt paraprakisht në mes të dy familjeve Bardiqi e Muja nga Gradinca e Drenasit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat