Pas kritikave, ish ambasadori ka dy fjalë për paraqitjen e Donika Gërvallës në KS të OKB-së

Aktuale

Pas kritikave, ish ambasadori ka dy fjalë për paraqitjen e Donika Gërvallës në KS të OKB-së

Nga: D.RR Më: 15 prill 2021 Në ora: 20:30
Donika Gërvalla

Ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka folur për paraqitjen e ministres Gërvalla në KS të OKB-së.

Pas disa kritikave që ka marrë Gërvalla, Lauka i ka dal në mbrojtje asaj, duke thënë se kritikat për të janë të dështuara.

Ai mendon se Gërvalla e paraqiti denjësisht Kosovën në KS të OKB-së dhe iu tregoi të gjithëve se çfarë shteti agresor ishte dhe është Serbia.

Postimi i plotë:

Mbi paraqitjen e Ministres Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Ka dy ditë që opozita dhe një pjesë e medias në Prishtinë po adresojnë kritika, lidhur me paraqitjen virtuale të Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në mbledhjen e KS për Kosovën. Këto kritika mund të përmblidhen në dy pika:

E para ka të bëjë me përmbajtjen e fjalimit të saj. Gjoja, Gërvalla nuk duhej të fliste për ploblemet e brendshme në vend, si krimi e korrupsioni, sepse kështu u bën jehonë tezave ruse e serbe për Kosvën, si shtet i dështuar.

E dyta ka të bëjë me anën protokollare. Po quhet e pajustifikueshme dhe shkelje e protokollit shtetëror paraqitja, në sfond, e flamujve të NATO-s dhe të BE-së, gjatë kohës që Ministrja po fliste në seancën e KS.

Mendimi im për këto kritika është ky: I dështuar nuk është shteti që i njeh problemet e veta, që tregohet transparent me botën dhe përpiqet t`i luftojë ato, por ai që i fsheh dhe përpiqet të nxjerrë përfitime prej tyre, në dëm të interesave të qytetarëve dhe të vendit. Së dyti, keq do të ishte, në rast se, në sfond, do të mungonin flamujt e BE-së dhe të NATO-s. Mos ta harrojmë se janë pikërisht Rusia dhe Serbia që i akuzojnë shqiptarët për terroristë, fundamentalistë islamikë dhe që luftojnë për flamur të ISIS-it dhe të kalifatit botëror. Prania e flamujve të BE-së dhe NATO-s dëshmon vokacionin tonë të palëkundshëm perëndimor.

Mendoj se në fjalën e saj Gërvalla solli fakte konkrete dhe argumente bindëse mbi krimet serbe kundër shqiptarëve të Kosovës, përfshirë masakrat, përdhunimet e vajzave dhe grave, vrasjet e fëmijëve, etj. Me këtë qëndrim, ajo demaskoi dhe hodhi poshtë përpjekjet e Moskës dhe Beogradit, të cilat nuk munguan as në këtë mbledhje, për ta paraqitur agresorin (Serbinë).

Së fundi, fakti që znj. Donika është bijë e një intelektuali të shquar si Jusuf Gërvalla, i likuiduar nga dora e fshehtë e Beogradit, bëri që fjalimi i saj para anëtarëve të KS, të jetë, jo vetëm prekës, por edhe i besueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat