Emrat, ja kush janë 21 zëvendësministrat e Qeverisë Kurti

Aktuale

Emrat, ja kush janë 21 zëvendësministrat e Qeverisë Kurti

Më: 21 prill 2021 Në ora: 17:38
Qeveria e Kosovës

Janë bërë një muaj qysh nga formimi i Qeverisë “Kurti II”. E gjatë kësaj kohe kryeministri Albin Kurti ka emëruar gjithsej 21 zëvendësministra. 

Të njëjtit janë shpërndarë në dikastere qeveritare, teksa shtatë prej tyre janë nga komunitetet jo-serbe në Kosovë.

Florent Spahija nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë se është e rëndësishme që numri i zëvendësministrave të mos jetë më i madh se dy për ministri.

“Është shume e rëndësishme që numri i zëvendësministrave të jetë jo më i madh se 2 persona për ministri, e ne raste te rralla kur ministria ka disa dikastere (ish-ministri nën kompetencë) atëherë konsiderojmë që do të ishte e nevojshme që të vendosen më shumë se dy zëvendësministra”, ka thënë më tutje ai.

Në të kundërtën sipas tij numri i lartë i zëvendësministrave do të ishte barrë për shtetin.

“Kursimi i buxhetit të Kosovës mund të bëhet nëse numri i ministrive mbetet i ulët dhe numri i zëvendësministrave po ashtu mbetet i ulet. Nëse shkohet si në variantin e qeverive Mustafa e Haradinaj, ku numri i zëvendësministrave ka qenë shumë i madh dhe barrë për buxhetin e shtetit”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë që qeveria paraprake e udhëhequr nga Avdullah Hoti ka pasur gjithësej 48 zëvendësministra.

Ndërsa më së shumti zëvendësministra ka pasur Qeveria “Haradinaj”, me mbi 70 të tillë.

Zëvendësministrat që janë emëruar deri më tani në Qeverinë “Kurti II”:

1.  Resul Makreshi, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve,

2. Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,

3. Shemsi Syla, zëvendësministër i Mbrojtjes,

4. Linda Çavdarbasha, zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,

5. Imri Demelezi, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

6. Getoar Mjeku, zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,

7. Nita Shala, zëvendësministre e Drejtësisë,

8. Gazmend Salijević, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim,

9. Adnan Redžeplar, zëvendësministër i Mbrojtjes,

10. Sejnur Veshall, zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

11. Almir Veliji, zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal,

12. Avod  Dješević, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,

13. Hysen Durmishi, zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

14.  Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë

15. Ilir Aliu, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve

16. Daulina Osmani, zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

17. Dafina Gexha- Bunjaku, zëvendësministre e Shëndetësisë,

18. Kreshnik Ahmeti, zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

19. Mentor Arifaj, zëvendësministër i Ekonomisë;

20. Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

21. Bardhyl Dobrën, zëvendësministër të Punëve të Brendshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat