Polici abuzoi seksualisht të miturën, Albulena Haxhiu kërkon të ndërmerren hapat e nevojshëm

Aktuale

Polici abuzoi seksualisht të miturën, Albulena Haxhiu kërkon të ndërmerren hapat e nevojshëm

Nga: A.M. Më: 21 prill 2021 Në ora: 19:27
Albulena Haxhiu

Gjatë ditës së sotme u raportua se një zyrtar i Policisë së Kosovës, ka abuzuar seksualisht ndaj një të miture në Kamenicë.

Për këtë rast ka reaguar, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në Facebook.

Haxhiu ka kërkuar nga organet kompetente të ndërmarrin hapat e nevojshëm dhe nëse këto dyshime vërtetohen.

“Askush nën petkun e zyrtarit nuk guxon të ndihet autonom karshi ligjit. Abuzuesit e dhunuesit nuk kanë vend në shoqërinë tonë, aq më pak në institucione”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:                                            

Policia e Kosovës, përveç mbrojtëse e lirive dhe të drejtave të garantuara, janë edhe shembull i tyre. Zyrtari i Policisë është mbrojtës i të cenuarve dhe jo akter i krimit e dhunimit. Ai do të duhej të ishte referencë për sjelljet e secilit qytetar dhe jo vet i përfshirë në dhunime siç ka dyshime për dhunimin e një vajze të mitur nga zyrtari policor. Organet kompetente menjëherë duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm dhe nëse këto dyshime vërtetohen,  persona të tillë jo vetëm të largohen nga uniforma, por të marrin edhe dënimin e merituar.

Republika e Kosovës duhet të jetë vend i respektimit të lirive dhe drejtave të njeriut ku krimi e dhunimi nuk do të gjejnë vend, ku këto fenomene negative jo vetëm të ndëshkohen por as edhe të stimulohen. Askush nën petkun e zyrtarit nuk guxon të ndihet autonom karshi ligjit. Abuzuesit e dhunuesit nuk kanë vend në shoqërinë tonë, aq më pak në institucione.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat