Avokati i Hashim Thaçit sulmon ashpër Albin Kurtin, kjo është arsyeja

Aktuale

Avokati i Hashim Thaçit sulmon ashpër Albin Kurtin, kjo është arsyeja

Nga: P.R Më: 25 prill 2021 Në ora: 13:22
Hashim Thaçi dhe Albin Kurti

Avokati Dastid Pallaska, i cili është edhe avokati i Hashim Thaçit i akuzuar nga Gjykata Speciale ndër tjerash edhe për vrasjen e anëtarëve të LDK-së, përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti, i cili sot votoi në zgjedhjet në Shqipëri.

“Kosova do të bëhet vetëm atëherë kur për të vendosin qytetarët që kanë ZGJEDHUR që të ndërtojnë jetën e tyre dhe të familjeve të tyre këtu dhe vetëm atëherë kur vendin e udhëheq dikush që nuk ka atdhe rezervë”, shkruan Pallaska, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Ani u ankoshim për disa zyrtarë që shkonin në pushim fundjave në Shqipëri me vetura zyrtare.

Tash Kryeministri me vetura zyrtare e eskortë, me shpenzime të shtetit, bënë fushatë politike në Shqipëri, dhe atë pa fije turpi.

Asgjë më mirë nuk mund të pritet nga një Kryeministër me gjysmë orari që është zgjedhur nga qytetarë sezonal.

Kosova do të bëhet vetëm atëherë kur për të vendosin qytetarët që kanë ZGJEDHUR që të ndërtojnë jetën e tyre dhe të familjeve të tyre këtu dhe vetëm atëherë kur vendin e udhëheq dikush që nuk ka atdhe rezervë.

Kush ka më shumë se një atdhe, nuk kanë asnjë atdhe!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat