Kadrijaj: Anëtarët e Vetëvendosjes “kanë të instaluar në kokën e tyre një usb”

Aktuale

Kadrijaj: Anëtarët e Vetëvendosjes “kanë të instaluar në kokën e tyre një usb”

Më: 26 prill 2021 Në ora: 17:37
Time Kadrijaj

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Time Kadrijaj ka kritikuar Qeverinë dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje se po sillen si opozitë në Kuvend.

Kanë plasur të qeshurat në kuvend, kur deputetja Kadrijaj theksoi se sikur anëtarët e VV-së kanë të instaluar nga një “usb” në kokën e tyre dhe kanë nevojë për ri formatizim.

Kadrijaj: Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë të instaluar në kokë një “usb”

“Këta anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë të instaluar në kokën e tyre një “usb”. Një “usb” e keni të instaluar në kokën e juaj, po formatizone more se tash jeni në pozitë, nuk jeni në opozitë. Tash që jeni në pozitë, po silleni si opozitë. Edhe ministrat që po flasin nuk duhet të na shajnë ne, sepse ne e mbikëqyrim punën e qeverisë. Ju jeni duke fjetur edhe ne duke iu bërë opozitarizëm, po ju çojmë pak prej gjumit dhe ndoshta ministri Vitia i nënshkruan këto marrëveshjet për vaksinat, sepse pa vaksinën s’ka jetë dhe po e shohim sa është numri i të infektuarve dhe të vdekurve në mungesë të vaksinimit”, theksoi ajo.

Debati për gjendjen e pandemisë në Kuvend është duke vazhduar ende për këtë temë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat