Orlando dhe Krasniqi diskutojnë për përmirësimin e efektivitetit të qeverisjes lokale

Aktuale

Orlando dhe Krasniqi diskutojnë për përmirësimin e efektivitetit të qeverisjes lokale

Më: 29 prill 2021 Në ora: 17:54
Pamje nga takimi

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi priti në takim Ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando.

Takimi kishte theks njoftues ku të dy palët kanë biseduar për mundësi të reja bashkëpunimi mes dy shteteve.

Ambasadori Orlando e njoftoi ministrin Krasniqi me projektet e reja në nivel lokal, sidomos në fushën e promovimit të eko - turizmit e cila mund të shërbejë edhe për zbutjen e papunësisë, sidomos tek të rinjtë.

Gjithashtu, është diskutuar për problemet që pandemia COVID – 19 ka shkaktuar në nivel lokal dhe adresimin e nevojave në këtë sektor.

Ministri Krasniqi ka falënderuar Ambasadorin Orlando, qeverinë dhe popullin Italian për mbështetjen që i kanë ofruar Republikës së Kosovës në avancimin dhe zhvillimin e vendit dhe njëkohësisht ka shprehur gatishmërinë të thellojnë bashkëpunimin edhe më tutje me projekte të reja për ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin të qëndrueshëm në nivel lokal.

Image
Pamje nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat