Jashari, Osmanit: Falemnderit presidente për nderin dhe respektin ndaj UÇK-së

Aktuale

Jashari, Osmanit: Falemnderit presidente për nderin dhe respektin ndaj UÇK-së

Më: 30 prill 2021 Në ora: 10:29
Vjosa Osmani dhe Bekim Jashari

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka falënderuar Presidenten Vjosa Osmani, sipas tij për nderin dhe respektin ndaj dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo gjatë vizitës së saj në varrezat e dëshmorëve të Drenicës.

”Ashtu siç tha edhe presidentja, ne sot nderuam të kaluarën tonë”.

”Me shumë vuajtje, me shumë sakrificë, aq sa e dhimbshme po edhe krenare, një ideal brez pas brezi që për fat tonin, gjeneratës tonë, arritëm ta shijojmë lirinë më në fund”, u shpreh Jashari.

Jashari nga Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Marinë të Drenicës, bëri thirrje për unitet.

”Këtë amanet të dëshmorëve, mund ta realizojmë vetëm të bashkuar, të unifikuar duke zhvilluar dhe ndihmuar vendin tonë”.

”Falemnderit presidente për nderin dhe respektin ndaj dëshmorëve, ndaj UÇK-së”.

”Uroj që vendi ynë të ecë në hapa të sigurt dhe drejt përpara. Lavdi të gjithë dëshmorëve të UÇK-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat