Osmani uron 27 bursistet “Gratë në Energji” në SHBA: Kosova ka nevojë për ju

Aktuale

Osmani uron 27 bursistet “Gratë në Energji” në SHBA: Kosova ka nevojë për ju

Më: 1 maj 2021 Në ora: 18:21
Vjosa Osmani

Sot është mbajtur e diplomimit të 27 vajzave bursiste.

Të programit WE / Women in Energy (Gratë në Energji) që u mundësua nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (Millennium Challenge Corporation-MCC).

Në ceremoninë e diplomimit, që u zhvillua në Universitetin DMACC në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes video lidhjes, studenteve, familjeve të tyre si dhe publikut të gjerë, iu drejtua Presidentja Vjosa Osmani.

Osmani ka thënë se Kosova ka nevojë për këto bursiste tashmë të diplomuara pasi sipas saj, ato do t’i sjellin njohuritë dhe përvojat e tyre në shoqërinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat