Deliu kërkon nga Kurti që ta shkarkojë Gërvallen

Aktuale

Deliu kërkon nga Kurti që ta shkarkojë Gërvallen

Më: 6 maj 2021 Në ora: 18:42
Blerta Deliu

Blerta Deliu, deputete e PDK thotë se qëndrimet e ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla janë të papranueshme dhe ndaj kërkon shkarkimin e saj.

Debatet kanë nisur për shkak të disa qëndrimeve kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, por edhe ndaj Rexhep Selimit që znj. Gërvalla ka mbajtur kohë më parë.

Gjatë intervistës për Euronews Albania, Deliu ministrja e Jashtme do të duhet të luftojë për njohje të reja për Kosovën dhe jo të sulmojë themelet e shtetit të Kosovës.

Qeveria Kurti ka fituar shumicë por kjo arrogancë që shfaqi sot është e pa kompromis. Ministrja e Jashtëm po sillet si një përfaqësuese jo e shtetit të Kosovës, por po paraqet një narrativë që i shkon Serbisë dhe Rusisë”, tha deputetja e PDK-së.

“Gjuha e znj. Gërvalla ishte ofenduese në raport me historinë tonë dhe vlerat tona si shtet. Nuk është një person civil, duhet ta kuptojë se përfaqëson fytyrën e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kam pritur që znj. Gërvalla të flasë për krimet e Serbisë 20 mijë gratë e dhunuara, për viktimat që janë ende të pa gjetura. Nuk kam pritur që një përfaqësues e qeverisë të flasë me argumente të njëjta siç i ka bërë dhe po i bën Serbia”, ka shtuar  Deliu.

Përfaqësuesja e PDK në Parlamentin e Kosovës kujtoi shkarimin që z. Kurti i bëri këshilltarit të tij në prill të vitit të kaluar pasi deklaroi se individë të UÇK-së kanë kryer krime lufte.

“Z. Kurti ka vendosur standard duke shkarkuar këshilltarin e tij z. Gashi për qëndrime në raport me UÇK. Më së paku çfarë duhet të bëjë kryeministri Kurti jo vetëm për të amnistuar veten, t’i japë fund pozicionit të ministres së Jashtme. Betejat e saj duhet të bëhen jashtë Kosovës. Deklaratat e saj skandaloze nuk i bëjnë nder historinë dhe vlerat mbi të cilët është ndërtuar shteti dhe viktimave të shumta që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës”, përfundoi ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat