Sulmet ndaj Gërvallës, reagon ashpër Çun Lajçi: Mbylluni n’shpella e mos t’merr vesh Haga se ...

Aktuale

Sulmet ndaj Gërvallës, reagon ashpër Çun Lajçi: Mbylluni n’shpella e mos t’merr vesh Haga se ...

Nga: A.Zh Më: 6 maj 2021 Në ora: 19:11
Çun Ljaçi

Aktori dhe shkrimtari Çun Ljaçi, ka reaguar edhe një herë për përplasjen e sotme mes deputetëve të pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës, rreth Gjykatës Speciale.

Lajçi ka thënë se gabimet e depuetëve që kanë dhënë nënshkrimet për formimin e Speciales, “nuk fshihen me asnjë fshesë”, përcjell Bota sot.

Ai ka akuzuar deputetët e opozitës se duke sulmuar dhe akuzuar të tjerët, po mundohen të fshihen pas nënshkrimeve të vitit 2015.

Reagimi i tij vjen pas sulmeve dhe kërkesës së opozitës për shkarkimin e kryediplomates Donika Gërvalla, pas deklaratave të saj rreth Speciales.

Reagimi i Lajçit nga spitali:

Për sonte kaq

O me asnjë fshesë nuk fshihen gabimet, o ju që i keni vu nënshkrimet për Specialen!

A jeni tue kuptua çka jeni tue ba?

Edhe 10 herë ma shumë fakte për Serbinë!

Edhe 10 herë ma shumë dëshmi për gjykatën!

Edhe shumë ma shumë dyshime për liderët tuej?

Ju a me t’vërtetë po mendoni se jeni tue mbrojtë UÇK-në, tue sulmua e akuzua të tjerët, e tue u mundua me u mëshef mbas nënshkrimeve të 2015-tës?

Shkoni more e merrnji goma traktorësh e mundohuni t’i shlyeni gjynahet tueja, se s’iu ka faj kurkush, pos smira e mos dija!

Mbylluni n’shpella e mos t’merr vesh Haga se po doni me i marrë n’çafë çlirimtarët tue i tregua Evropës se kush jeni e çka keni ba, more t’pa dijshëm!

Nga spitali

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat