Reagon ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt pasi Abdixhiku vizitoi ekspozitën kushtuar komandantit të Koshares

Aktuale

Reagon ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt pasi Abdixhiku vizitoi ekspozitën kushtuar komandantit të Koshares

Nga: N. H Më: 8 maj 2021 Në ora: 14:20
Saim Tahiraj, ish-bashkëluftëtar i heroit të kombit Sali Çekaj

Kreut i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar ekspozitën kushtuar heroit të Kosovës, komandantit të Koshares, Sali Çekaj.

Në lidhje me këtë, një koment e ka bërë edhe ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Saim Tahiraj.

Ai ka shkruar se ndjehet krenar që kryetari i partisë së tij vizitoi njërën ndër figurat më të rëndësishme të rezistencës së armatosur.

Ja komenti i Saim Tahirajt:

Më në fund kryetari i LDK-së z. Abdixhiku, partisë që i dha aq shumë Heroi Salih Çekaj, vizitoi Ekspozitën kushtuar Heroit Salih Çekaj.

Ju përgëzoj Zotëri Kryetar, u ndjeva krenar që kryetari i partisë sime viziton njërën ndër figurat më të rëndësishme të rezistencës së armatosur, komandantin e bërthamës së parë të ushtrisë së Kosovës, drejtuesin e shumë aksioneve guerile, njërin ndër komandantet më të suksesshëm të luftës në Kosovë, politikanin dhe juristin e shquar që aq shumë i dha LDK-së dhe Kosovës.

Një vizitë e vonuar kryetar, por më mirë vonë se sa kurrë!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat