Kurti pranon urime nga zëdhënësi i Punëve të Jashtme të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë

Aktuale

Kurti pranon urime nga zëdhënësi i Punëve të Jashtme të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë

Më: 10 maj 2021 Në ora: 14:02
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar edhe një letër urimi.

Kësaj radhe nga deputeti dhe zëdhënësi për Punë të Jashtme të Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) në Bundestagun gjerman, Dr. Nils Schmid.

Dr. Schmid është shprehur se fitorja e kryeministrit Kurti në zgjedhjet e këtij viti tregon qartë dëshirën e popullit të Kosovës për ndryshime politike.

Si zëdhënës, ai ka ritheksuar mbështetjen e plotë të Grupit Parlamentar për reformat social demokratike dhe për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat