Mustafa flet për deklaratat e Donika Gërvalles

Aktuale

Mustafa flet për deklaratat e Donika Gërvalles

Më: 12 maj 2021 Në ora: 22:08
Besian Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se si LDK nuk kanë ndonjë koment negativ për deklaratat e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, lidhur me Gjykatën Speciale.

Mustafa po ashtu shtoi se ai personalisht nuk ka asnjë vërejtje për figurën e ministres Gërvalla.

“Sa i përket figurës së Donika Gërvallës, unë personalisht nuk kam asnjë vërejtje për figurën e saj, për historinë e saj, për profesionalizmin e saj. Kurse, si LDK nuk kemi pasur ndonjë koment negativ për deklaratat e saj”, ka pohuar Mustafa në RTV Dukagjini.

Ndryshe, disa deklarata të mëhershme të ministres Gërvalla për Gjykatën Speciale kanë nxitur debat të madh në vend, ku edhe është kërkuar edhe dorëheqja e kryediplomates.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat