Pritet të shpallet aktgjykimi për 4 të akuzuarit për hedhje të gazit në Kuvend

Aktuale

Pritet të shpallet aktgjykimi për 4 të akuzuarit për hedhje të gazit në Kuvend

Më: 18 maj 2021 Në ora: 15:51
Kuvendi i Kosovës

Pas 30 minutave Gjykata Themelore e Prishtinës pritet që te shpall aktgjykimin lidhur me të katër të akuzuarit për gazin lotsjellës.

Në seancën përfundimtare në këtë rast seanca u shoqërua me akuza ndaj prokurorit të rastit, Ilaz Beqiri nga ana e të pandehurve se ka mungesë të provave dhe profesionalizmit.

Në fjalën e tij përfundimtare derisa prokurori kërkoi që gjykata të shpall fajtor të akuzuarit, ai madje bëri një krahasim për pasojat e gazit lotsjellës që ishte përdorur në vitet e 1981 nga regjimi jugosllav.

Kjo deklaratë ka nxitur debat në Gjykatë ku të akuzuarit u shprehën se janë të fyer dhe se prokurori këtë po e bënë për shkak të mungesës së provave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat