Dreshaj: AAK do t’i fitojë 11 komuna në zgjedhje lokale

Aktuale

Dreshaj: AAK do t’i fitojë 11 komuna në zgjedhje lokale

Më: 18 maj 2021 Në ora: 21:06
Shemsedin Dreshaj

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj duke ka folur për zgjedhjet lokale, tha se kjo parti pretendon t’i fitojë 11 komuna.

Dreshaj tha se AAK do të dalë më mirë në zgjedhjet lokale sesa në ato qendrore.

“Ne jemi në procesin e konsolidimit të së njësive të Aleancës, në komunat e Kosovës. Konsolidimi është duke shkuar mirë. Shumë prej kandidatëve janë në përfundim të listave për kandidat për Asamble Komunale.

Listat janë mjaftë cilësore dhe mjaft të freskuara me anëtar të rinj. Aleanca do të del shumë më mirë në zgjedhjet komunale se sa në ato qendrore. Pra, ne kemi në agjendë që t’i fitojmë 11 komuna”, tha tregoi Dreshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat