Rexhep Selimi i burgosur në Hagë, por kush është personi që e kishte rrëzuar me dy grushte për toke...

Aktuale

Rexhep Selimi i burgosur në Hagë, por kush është personi që e kishte rrëzuar me dy grushte për toke...

Nga: P.R Më: 29 maj 2021 Në ora: 17:45
Rexhep Selimi

Ish deputeti dhe shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi po qëndron i burgosur në Hagë që nga 5 nëntori i vitit të kaluar.

Selimi, bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, ndër tjerash akuzohen nga Gjykata Speciale edhe për vrasjen e anëtarëve të LDK-së dhe bashkëpunëtorëve të presidentit, Ibrahim Rugova.

Por edhe pse kishte fituar epitetin e të paprekshmit në Kosovë, në të kaluarën dikush kishte marr guximin që të kapet me Rexhep Selimin.

Madje sipas dëshmive të dhëna, Rexhep Selimi kishte rënë në tokë pas grushtave që kishte marr.

Por kush është ky person? Bëhet fjalë për ish deputetin e PDK-së, Latif Gashin, i njohur si “Lata”.

Ishte viti 2012, koha kur kishte ndodhur një rrahje në Kuvendin e Kosovës në mes të Rexhep Selimit dhe Latif Gashit, shkruan “Bota sot”.

E në procesin gjyqësor për këtë rast, ka dëshmuar edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i njohur si “Kamishi”.

E në dëshminë e tij, Kamishi kishte deklaruar se Latif Gashi e kishte rrëzuar për toke Rexhep Selimin.

“Në dalje të Kuvendit ishte një diskutim në mes të Latif Gashit dhe Rexhep Selimit, lidhur me policinë sekrete të Rexhep Selimit, sigurisht me ton të ngritur. I akuzuari Rexhep e ka shtyrë me duar në pjesën e gjoksit Latif Gashin, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e goditur dy herë me grusht, ndërsa Rexhep Selimi është rrëzuar”, kishte deklaruar në dëshminë e tij para gjykatës, Bekim Haxhiu.

Por atë kohë, Rexhep Selimi e kishte mohuar kategorikisht këtë. Madje ai kishte drejtuar edhe një kërcënim të ashpër.

“Ai i cili më rrëzon përtokë mua nuk jeton”, ishte shprehur në atë kohë ish deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat