Merovci tregon rëndësin e darkës së shtruar për Lajçakun dhe Palmer

Aktuale

Merovci tregon rëndësin e darkës së shtruar për Lajçakun dhe Palmer

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 20:12
Haki Merovci

Eksperti i protokollit, Haki Merovci, ka thënë se darka e shtruar nga liderët shtetëror të Kosovës ndaj Miroslav Lajçak, emisarit të BE-së për dialogun dhe ndaj Mattheë Palmer, të dërguarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, jep mesazh të zhvillimit të kulturës.

“Ne si Kosovë akoma jemi suigeneris, darka që është shtruar në atë mbrëmje jep mesazh të zhvillimit të një kulture, të një zhvillimi institucional dhe të zhvillimit të protokollit. Nikoqiri e ka obligim çdo herë të shtrojë një drekë apo darkë për homologët. Këto darka paraprakisht vendosen në programin e vizitave, dy protokollet paraprakisht e përgatisin programin, në program vendoset se a do të ketë drekë apo darkë, po ashtu përcaktohet edhe formati i pjesëmarrësve çfarë niveli, pastaj ka dhe detaje të tjera”.

Merovci ka treguar edhe elementet që e bëjnë një darkë perfekte.

“Një darkë perfekte e bëjnë katër elemente: dekori, ushqimi i shijshëm, shërbimi me mirësjellje dhe shpejtësi dhe pa zhurmë si dhe dekori i sallës. Darkat zyrtare çdo herë e kanë atë refleksionin ceremonial, bëhet alternimi i mysafirëve, bisedat kanë koloritet, darkat janë më të veçanta se drekat”.

Ai ka theksuar se darkat dallojnë nga drekat zyrtare, kjo pasi në protokoll një drekë zyrtare është vazhdimësi e bashkëbisedimeve të negociatave mes palëve.

“Drekat dhe darkat janë kaptina shumë të rëndësishme nga ceremoniali zyrtar. Si pikë referim është karakteri dhe natyra e vizitës, si rregull me rastin e vizitës së një homologu, presidenti i vendit i shtron një darkë mysafirit të tij. Darka shtetërore e ka një mesazh shumë të fuqishëm, darkat dallojnë nga drekat zyrtare, një drekë zyrtare ne në protokoll e quajmë vazhdimësi e bashkëbisedimeve të negociatave me palët tjera. Në dreka zyrtare mysafiri zakonisht vendoset çdo herë përballë hyrjes dhe derës, mysafiri duhet të jetë me shpin kthyer nga perdet dhe dritaret”, ka thënë Merovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat