Kadriaj: Propozimi për faljen e borxheve, më shumë për populizëm sesa e mundshme

Aktuale

Kadriaj: Propozimi për faljen e borxheve, më shumë për populizëm sesa e mundshme

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 23:21
Njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj

Njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, ka thënë se iniciativa e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për faljen e borxheve të bizneseve, është bërë më shumë për ta artikuluar vetën dhe për të krijuar populizëm tek popullata.

Kadrijaj ka thënë në “Desku” se Qeveria do të duhej të bënte kategorizimin e bizneseve në këtë aspekt, duke u dhënë përparësi bizneseve të cilat kanë qenë gjithmonë të gatshme të paguajnë obligimet ndaj shtetit.

Sipas tij, bizneset gjatë pandemisë nuk është se kanë bërë shkelje ligjore flagrante.

“Kjo më shumë është shprehje e partive opozitare që të artikulojnë vetveten dhe të krijojnë populizëm. Në një vend dhe një kohë që jemi duke dalë nga pandemia qeveria do të kishte treguar gatishmëri që t’i përgjigjej edhe këtyre bizneseve që janë gjobitur në këtë drejtim pasi nuk kanë bërë shkelje ligjore flagrante. Ato nuk kanë zhvatur buxhetin kështu që Qeveria do të duhej të gjente një balancim për bizneset që kanë shprehur gatishmëri që të paguajnë të gjitha gjobat”, ka thënë Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat