Gruaja e Fazliut, Alketa: Policia ushtroi dhunë gjatë arrestimit të bashkëshortit

Aktuale

Gruaja e Fazliut, Alketa: Policia ushtroi dhunë gjatë arrestimit të bashkëshortit

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 13:41
Alketa dhe Faik Fazliu

Alketa Gashi-Fazliu, gruaja e Faik Fazliut, ish-kryetarit të OVL UÇK-së, që ishte arrestuar mbrëmë nga në një lokal në Prizren ka thënë se policia ka ushtruar dhunë derisa ka kryer punën e vet.

Ajo ka thënë se gjatë arrestimit të burrit të saj ishte e pranishme dhe se ai nuk kishte kanosur policinë siç është thënë nga ata.

“Unë kam qenë me Faikun duke pirë birrë ishim të lumtur, më pas erdhën një numër i madh i policëve, Faiku e mban sigurimin e atij lokali, inspektorati me policinë e përfunduan kontrollin dhe punën që kishin në atë lokal, më pas vendosën ta dënojnë pronarin për shkak të mungesës së distancës të tavolinave në atë lokal dhe në kushte të pandemisë. Faiku ishte i qetë, pa asnjë presion iu afruar policit dhe i tha më fal çka mundem me ju ndihmu, kjo për shkak të sigurimit që e mbanë në atë lokal. Ai nuk ka pas asnjë sjellje jokorrekte, policia e ka shtyrë për toke dhe e kanë lidhë, në mënyrë dramatike e kanë futur në makinën e policisë.

“Jam dëshmitare okulare e ngjarjes, aty ka ndodhur diçka tjetër dhe është duke u raportuar diçka tjetër. Gjatë rrugës nuk e di çfarë ka ndodhur por sa ishte në lokal Faiku ishte shumë i matur, ishte shumë korrekt kishte sjellje njerëzore. Zyrtarët policor gjatë arrestimit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një invalidi të shkallës së lartë, ndaj një veterani të UÇK-së dhe ndaj ish-kryetarit të OVL UÇK-së. Unë po e them të vërtetën që ka ndodhur në praninë time kishte një sjellje jonjerëzore të policisë duke tejkaluar kompetencat e tyre”, ka thënë Gashi-Fazliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat