Reagon ish-ambasadori Richard Grenell për takimin Kurti-Vuçiq, përmend edhe Joe Biden

Aktuale

Reagon ish-ambasadori Richard Grenell për takimin Kurti-Vuçiq, përmend edhe Joe Biden

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 12:37
Richard Grenell dhe Albin Kurti

Ish-emisari Special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell ka kritikuar presidentin amerikan për qasjen e tij karshi procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Grenell ka realizuar një shkrim autorial të titulluar “Biden shpërfill Kosovën dhe Serbinë”.

Ai në këtë shkrim e kishte fjalën për takimin e djeshëm në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit, i pari mes këtyre dy liderëve.

Image

Kjo për faktin se Biden aktualisht gjendet në një turne vizitash në kontinentin e vjetër dhe koha që ai po realizonte këtë vizitë, rastisi të jetë në të njëjtën periudhë që po mbahej takimi mes Kurtit e Vuçiqit.

Kryeministri i Kosovës u kritikua shumë ashpër nga opozita për paraqitjen e djeshme në Bruksel, të cilat qasjen e tij e konsideruan të dëmshme për Kosovën.

Ndërkaq, Kurti tha se presidentit serb ia ka parashtruar katër pika në këtë takim, tri prej të cilave janë refuzuar teksa për një nuk ka patur përgjigje definitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat