​Kurti pranon urime nga Micheál Martin: Irlanda mbështet fuqishëm perspektivën Evropiane të Kosovës

Aktuale

​Kurti pranon urime nga Micheál Martin: Irlanda mbështet fuqishëm perspektivën Evropiane të Kosovës

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 10:51
Micheál Martin

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar urime nga kryeministri i Irlandës, Micheál Martin.

Në letër urimin e dërguar nga kryeministri Martin thuhet se Irlanda dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie të ngrohta dhe se ai pret që të punojë bashkë me kryeministrin Kurti për t’i forcuar edhe më tej ajo. Ai ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë, marrëveshje kjo e para dypalëshe në mes Kosovës dhe Irlandës.

Siç bëhet e ditur në kumtesën qeveritare Kryeministri Kurti në këtë letër ka marrë mbështetjen e Irlandës në reformat urgjente dhe të vështira ekonomike, sociale e ligjore në vend.

Kosova, ngjashëm sikurse Irlanda, thuhet në letrën e kryeministrit Martin, është vend i formësuar nga përpjekja e vazhdueshme për të ndërtuar besim dhe pajtim, andaj ai i ka inkurajuar përpjekjet e ripërtërira të qeverisë për të promovuar marrëdhënie dhe bashkëpunim më të mirë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë këtu edhe dialogun Kosovë-Serbi. Për të, kryeministri Martin është shprehur se Irlanda, tashmë edhe duke qenë anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mbështet një përfundim të suksesshëm të dialogut që synon zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura në mes dy palëve.

Irlanda do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm perspektivën Evropiane të Kosovës dhe mezi pret të shoh progres të hershëm në përmbushjen e objektivave të përbashkëta reformuese, thuhet në letrën e kryeministrit të Irlandës, Martin drejtuar kryeministrit të Kosovës, Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat