Këto janë rregullat statutore për kandidatët për të parin e PDK-së

Aktuale

Këto janë rregullat statutore për kandidatët për të parin e PDK-së

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 14:27
PDK

Partia Demokratike e Kosovës ka hyrë në përgatitjet intensive për organizimin e Konventës për zgjedhjen e Kryetarit të partisë më 3 korrik.

Mbështetur në statutin e partisë, kandidati/ja që synon të garojë për Kryetar të PDK-së, ka afat kohor ta shpall kandidaturën deri dy ditë para mbajtjes së Konventës, pra më 1 korrik (E enjte) ora 17h.

Kandidati/ja që garon për Kryetar të partisë, duhet të paraqes listën me 50 nënshkrime të delegatëve nga 818 sa ka gjithsejt Konventa si dhe platformën e tij/saj politike.

Sipas njoftimit të PDK-së, grupi punues i Konventës mirëpret nga të gjithë kandidatët që të kontribuojnë rreth përgatitjes sa më të mirë të Konventës.

Pas formalizimit të kandidaturave, një ditë para mbajtjes së Konventës, nga partia organizohet një takim i përbashkët me të gjithë kandidatët për t’i njoftuar me të gjitha përgatitjet që janë bërë, rregullat statutare dhe agjendën e ditës zgjedhore të Konventës.

Zyrtari i lartë përgjegjës i partisë për t’u kontraktuar për të gjithë mbarëvajtjen e procesit përgatitor të Konventës së PDK-së është Sekretari Elektoral, z. Betim Gjoshi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat