Katër pikat për Ujmanin që Kosova të dal fituese ndaj Serbisë! “Modeli i Lumit Kolumbia nuk mund të aplikohet në rastin e Ibrit”

Aktuale

Katër pikat për Ujmanin që Kosova të dal fituese ndaj Serbisë! “Modeli i Lumit Kolumbia nuk mund të aplikohet në rastin e Ibrit”

Nga: N.Sh Më: 25 qershor 2021 Në ora: 09:39
Ujmani

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka folur për Liqeni ne Ujmanit, që sipas tij, Kosova e ka blerë edhe tokën e Serbisë ku shtrihet Ujmani në territorin serb.

Ai thotë se, Serbia për këto 60 vite nuk ka investuar asnjë cent në Ujman.

Shasha përmes një postimi në Facebook, thotë se, politikanët e Ksoovës duhet  të konsultohen me profesionistë t fushave para se të marrin vendimet.

Vetëm kështu sipas tij, fuqizojnë qëndrimet e tyre politike me fakte empirike.

Ai ka publikuar edhe katër pika që sipas tij janë rruga e duhur e Ujmanit.

Postimi i plotë:

Për këto 60 vite që nga konceptimi i idesë së Ujmanit, Serbia nuk ka investuar asnjë cent në Ujman. Siç kuptuam nga DESKU në fakt Kosova ka blerë edhe tokën e Serbisë ku shtrihet Ujmani në territorin e Serbisë. Pra, projekti në tërësinë e tij është projekt dhe pronë 100% e Kosovës, i ngritur si sistem unik dhe me forcat vetanake të Kosovës.

Mesazhi kryesor i z. Gjonbalaj dhe z. Lajçi është se Serbia në asnjë formë nuk mund të jetë hisedare në Ujman, ama absolutisht në çdo formë mund të jetë bashkëpunëtore në menaxhimin e ujërave ndërkombëtare. Njëjtë sikur që synojmë të bashkëpunojmë për ujërat ndërkombëtare me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Tani, cila është rruga përpara sa i përket Ujmanit? E para, duhet synuar që Ujmani të mos diskutohet në kuadër të dialogut. Është çështje puro tekniko-inxhinierike e cila duhet të rregullohet në përputhje me praktikat më të mira për menaxhimin e ujërave ndër-kufitare. Me fjalë të tjera, këtu vend për politik nuk ka. Çfarëdo që thotë përvoja më e mirë ndërkombëtare në menaxhimin e ujërave – atë e bëjmë. E dyta, duhet të përgatitet një platformë e cila do të shpjegon përse faktet ligjore, financiare dhe tekniko-inxhinierike janë në favorin e Kosovës. E treta, duhet shpjegojmë përse modeli i Lumit Kolumbia nuk mund të aplikohet në rastin e Ibrit; dhe e katërta çdo dakordim që bëjmë duhet të udhëhiqet nga e drejta ndërkombëtare ujore pasi që e drejta ndërkombëtare mbron çdo pozicion dhe interes të Kosovës.

Njëri nga problemet në Kosovë është se politikanët para se marrin vendimet nuk konsultohen me profesionistë të fushave, në mënyrë që, në një anë, të fuqizojnë qëndrimet e tyre politike me fakte empirike, dhe, në anën tjetër, të informohen saktë për pasojat e mundshme të vendimeve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat