PDK ngushëllon familjen e Arzie Nuhiut

Aktuale

PDK ngushëllon familjen e Arzie Nuhiut

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 18:47
Arzie Nuhiu

Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen tragjike të aktivistes së Gruas Demokratike nga dega e PDK-së në Gjilan, Arzie Nuhiu.

Aktiviste e devotshme dhe e përkushtuar, dashamirëse dhe punëtore. Të tillë do ta kujtojmë gjithmonë Arzien, e cila dha kontribut të madh edhe gjatë periudhës së angazhimit si asambliste e PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Nuhiu, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Arzies.

Dritë pastë shpirti i saj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat