LDK në Gjermani del më një komunikatë: Bëhuni pjesë e karvanit të fitores së LDK-së në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Aktuale

LDK në Gjermani del më një komunikatë: Bëhuni pjesë e karvanit të fitores së LDK-së në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Nga: N. H Më: 24 korrik 2021 Në ora: 12:38
LDK-ja në Gjermani

Lidhja Demokratike e Kosovës, në Gjermani, ka mbajtur një takim virtual nga ku janë marrë disa vendime të rëndësishme lidhur me zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Sipas një komunikate të lëshuar, LDK në Gjermani mbështesin kryetarin, Kryesinë dhe strukturat e LDK-së në Prishtinë, dhe njëherit i ftojnë gjithë ata votues të LDK-së që në zgjedhjet e 14 shkurtit e mbështeten “Listën Guxo” të kthehen në partinë e tyre.

Ja komunikata e plotë:

Kryesia e Dega dhe kryesit e nëndegëve e LDK-së për Gjermani

Komunikatë

Lidhja Demokratike e Kosovës duke qenë si parti e parë politike e institucionale në hapësirat etnike shqiptare që nga 23.12.1989 si një lëvizje Kombëtare për Liri, Demokraci dhe Pavarësi e cila u bë ideatorë, projektuese dhe themeluese e Republikës së Kosovës bashkë me akter tjerë me mbështetjen ndërkombëtare të miqëve të përhershem SHBA-ve dhe BE, të prirë nga ideologu dhe burrin e mençur e vizionar Presidenti historik Dr. Ibrahim RUGOVA si dhe themeluesi, prijësi komandanti i grupeve të para guerile që nga 02.12.1991, heroin dhe intelektualin SALI ÇEKAJ, janë kurrizi dhe aseti më i qëndrueshëm Kombëtar bashkë me UÇK-se dëshmorët, martiret dhe sakrifica sublime e mbarë popullit Shqiptarë në vend dhe Mërgat.

Kryesia e Degës së LDK-së për Gjermani në takimin e saj virtual të 18.07.2021, duke e analizuar situatën politike në Kosovë, reformat në LDK-se, si një qasje dhe frymë pozitive në lidershipin e LDK-së dhe anëtarësisë së gjerë, pas kuvendit të 14.03.2021 dhe zgjedhjes së kryetarit z. Abdixhiku, kryesisë së re, vendosi që publikisht të dal me një Komunikatë, nëpërmjet së cilës shpreh mbështetjen e strukturave, kryesisë dhe kërkon thellimin e reformave në çdo strukturë, një qasje dhe kauzë pragmatike karshi proceseve që Shteti ynë mos të përfundoi në statuskuo dhe të bëjë një opozitë më aktive.

Po ashtu ju drejtohemi anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së dhe atyre bashkëpartiakëve tanë që kishin merita dhe kontribute në rrugëtimin tonë 31-vjeçar të cilët në zgjedhjet e 14.02.‘21 votuan Listën “GUXO” si shenjë e pakënaqësisë dhe mungesës së reformave duke e plagosur rëndë LDK-në. Fakti që Lista “Guxo” dhe ideatorët e saj nuk përfaqësojnë identitet politik, pra është një subjekt inekzistent dhe pa adresë- autentike, asnjë Rugovist i vërtetë nuk do ia lejojë vetes me që VOTEN e tij ta fuqizojë të majtën populiste dhe autokracinë e VV-së, në zgjedhjet e 17 tetorit 2021.

Prandaj, ne ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që në rrethanat e kohës votuan ndryshe, të rikthehen në partinë e vlerave civilizuese institucionaliste dhe shtetëfornuese, në shtëpinë tonë të përbashkët për interesin e shtetit, demokracisë dhe avancimit të dinjitetit qytetar e shtetëror. Bëhuni pjese e karvanit të fitores së LDK-së në zgjedhjet lokale të 17 tetorit ku vlera e qytetarit dhe Shtetit respektohet.

Po ashtu ju kërkojmë strukturave dhe kryesisë së LDK-së në Kosove që ta shfrytëzojnë kohën e pushimeve verore të bashkatëdhetarëve që t‘i takojnë dhe të informohen rreth mobilizimit për votime. Tregohu dhe dëshmohu Rugovist!

Kryesia e LDK-së Kryetari

Osman Ferizi.

23.07.2021. Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat