Propozimi i Jeta Xharrës: Ndoshta do të kishim vozit më mirë sikur të ...

Aktuale

Propozimi i Jeta Xharrës: Ndoshta do të kishim vozit më mirë sikur të ...

Nga: A.Zh Më: 26 korrik 2021 Në ora: 20:31
Jeta Xharra

Sot në Kosovë është ditë zie, në nderim të viktimave të aksidentit të autobusit në Kroaci, ku humbën jetën 10 persona dhe u lënduan 44 të tjerë.

Në radiot në Kosovë sot është lëshuar vetëm muzikë klasike. Por, gazetarja Jeta Xharra, po kërkon që muzika klasike të lëshohet edhe ditëve të tjera në radiot publike në vend, e jo vetëm gjatë ditëve të zisë.

Sipas saj, ndoshta do të vozitej më mirë, me muzikë klasike, përcjell Bota sot.

Reagimi i saj në Facebook:

Është fatkeqe që e vetmja kohë kur radiot në Kosovë lëshojnë muzikë klasike është kur vdes najkush!

Në shumicën e vendeve të botës, në radio publike, (siç është RTK Radio 2), ishin dasht gjithmonë me lshu vetëm muzikë klasike, mu msu veshi me e dëgju pa pas tragjedi kombëtare.

Ndoshta edhe kishim vozit ma mirë me dëgju muzikë ma të koordinume!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat