Durmishi takon deputetët, diskutojnë për kriteret që duhet t’i plotësojnë kompanitë e autobusëve

Aktuale

Durmishi takon deputetët, diskutojnë për kriteret që duhet t’i plotësojnë kompanitë e autobusëve

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 09:10
Foto nga takimi

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi mëngjesin e së enjtes është takuar ne anëtarë të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural Mjedis dhe Planifikim Hapësinor.

Temë e takimi do të jenë kriteret që duhet t’i plotësojnë kompanitë e autobusëve.

Në këtë takim e pranishme ishte kryetarja e komisionit Fitore Pacolli dhe anëtari tjetër i Komisionit Ekrem Mustafa.

Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.

Deputetët në mbledhjen e fundit kishin marrë vendim ta vizitojnë këtë institucion pas aksidentit në Kroaci ku humbën jetën 10 kosovarë e u lënduan shumë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat