E tmerrshme/ Blerim Latifi alarmon: Një shtet i madh e i rëndësishëm është bindur nga Serbia që ta tërheq njohjen e Kosovës

Aktuale

E tmerrshme/ Blerim Latifi alarmon: Një shtet i madh e i rëndësishëm është bindur nga Serbia që ta tërheq njohjen e Kosovës

Nga: N.Sh Më: 30 korrik 2021 Në ora: 11:06
Blerim Latifi

Profesori universitar dhe analisti politik, Blerim Latifi thotë se një shtet i madh e i rëndësishëm është bindur nga Serbia me ndihmën e Rusisë që ta tërheq njohjen e Kosovës.

Latifi përmes një postimi në Facebook, shkruan se, edhe pas kësaj, kryeministri shqiptar Edi Rama, po e paraqet Vuçiqin spi lider i progresit në Shkup.

Latifi edhe pse e din emrin për cilin shtet bëhet fjalë, nuk e ka përmendur.

Pas kësaj, Latifi shprehet se neve nuk na mbetet tjerët veç ti hedhim sytë nga Amerika për të na shpërtuar nga një fatkeqësi tjeter e madhe diplomatike.

Postimi i plotë:

Para disa ditësh, prej një burimi të mirëinformuar, e mora vesh se Serbia, me ndihmën e Rusisë, pothuajse ia ka arritur ta bindë një shtet të madh e të rëndësishëm për ta tërhequr njohjen e Kosovës, ndërsa Edi Rama, midis Shkupit, na e paraqet Vuçiqin si lider progresi, si lider që po punon për mirëqenien e Ballkanit.

Burimi i informatës ma dha edhe emrin e shtetit, por m'u lut të mos e them publikisht.

Ndërkaq, neve s'na mbetet tjetër përveçse edhe njëherë t'i hedhim sytë nga Amerika, për të na shpëtuar nga një fatkeqësi tjetër e madhe diplomatike, e përgatitur me aq mund dhe gjatë nga lideri i Open Balkan, miku i Ramës dhe armiku ynë numër një, Aleksandër Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat