Haradinaj i shqetësuar për zjarret në vendin tonë, kërkon nga Qeveria të merret më seriozisht me çështjen

Aktuale

Haradinaj i shqetësuar për zjarret në vendin tonë, kërkon nga Qeveria të merret më seriozisht me çështjen

Nga: A.SH Më: 3 gusht 2021 Në ora: 20:19
Foto

Disa qytete në Kosovë po përballen me vatra zjarri.

Kyetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur shqetsësimin e tij lidhur me përhapjen e zjarreve në territorin e Kosovës.

Ai i ka bërë thirrje qeverisë që të merret më shumë me këtë çështje pasi mund të pësojnë jetët dhe pronat e qytetarëve të Kosovës.

Postimi në Facebook:

I shqetësuar për përhapjen e zjarreve në mbarë territorin e Kosovës.

Në Suharekë po vazhdon përhapja e zjarrit, ndërsa në Rugovë të Pejës ka filluar edhe evakuimi i banorëve.

Kërkoj nga Qeveria të merret më seriozisht me çështjen, pasi që mund të pësojnë jetët dhe pronat e qytetarëve të Kosovës.

Apeloj për kujdes të shtuar që zjarret të mos shkaktohen nga dora njerëzore.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat