​FSK në Shqipëri, operacion në zonën e Kalimashit dhe fshatin Shënmëri

Aktuale

​FSK në Shqipëri, operacion në zonën e Kalimashit dhe fshatin Shënmëri

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 13:11
FSK

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) ka zbarkuar dje në Republikën e Shqipërisë për t’i dalë në ndihmë në shuarjen e zjarreve njësive ushtarake të ushtrisë shqiptare që po operojnë në regjionin e Kukësit.

Kontingjenti i FSK-së është i përbërë nga tri skuadra të zjarrfikëse dhe shpëtimit të Gardës Kombëtare si dhe një ekip i Kompanisë për Operacione me Civil

Operacioni i shuarjes së zjarreve nga pjesëtarët e FSK-së ka filluar dje dhe aktualisht është duke operuar për fikjen dhe kontrollin e zjarreve në zonën e Kalimashit dhe fshatit Shënmëri në perëndim të Kukësit.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme në përmbushjen e misionit kushtetues. Vetëm të bashkuar mund ta tejkalojmë situatën e shkaktuar nga zjarret”, mbyllet njoftimi i FSK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat