Floretë Zejnullahu, kandidate e PDK-së për kryetare të Podujevës

Aktuale

Floretë Zejnullahu, kandidate e PDK-së për kryetare të Podujevës

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 12:03
Floretë Zejnullahu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Floretë Zejnullahu, pritet të jetë kandidate për kryetare të Komunës së Podujevës nga kjo parti.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Syrit brenda PDK-së. Ky burim thotë se zyrtarizimi i saj si kandidate e PDK-së për kryetare të Podujevës pritet të bëhet në ditët në vijim.

Zejnullahu aktualisht është deputete e Kuvendit të Kosovës, post ky për të dytën herë radhazi.

Përveç saj, deri më tani, Besnik Tahiri i AAK-së, Xhemajl Hasani i Nismës, Ekrem Hyseni i LDK-së, Gazmend Islami i OBKD-së, janë emrat zyrtarë që do të jenë në garë për të parin e Podujevës. Ndërkaq, nga VV me shumë gjasë do të jetë kryetari i tanishëm Shpejtim Bulliqi.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat