Qytetarët të kënaqur me procesin e vaksinimit në “1 Tetori”

Aktuale

Qytetarët të kënaqur me procesin e vaksinimit në “1 Tetori”

Më: 11 shtator 2021 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Procesi i vaksinimit po vazhdon edhe sot në qendrën e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në kryeqytet. Edhe pse ditë e shtunë shihet një interes shumë i madh i qytetarëve në këtë qendër për t’u vaksinuar.

Qytetari Mesud Muharremi, pasi e mori vaksinën, po fajëson sektorin e gastronimisë për përhapjen e COVID-19, teksa amniston Qeverinë.

Madje për këtë të fundit ka fjalë miradije.

Muharremi: Qeveria po e bën punën, gastronomia fajtore

“Shikoni sa i përket organizimit ky është një organizim perfekt e veç Qeveria jonë dinë të bëjë këtë po e them me kompetencë profesionale. Me prit s’kemi prit, është vaksina e parë shumë të sjellshëm kanë qenë të gjithë.02:43 Njeriu së pari duhet me u nis prej vetës, Qeveria i ka bo të gjitha të mundshme, ju kujtohet kur dilnin këngëtarët çelni restorantet, çelni gastronominë, çelni këtë, ata e kanë pas vetëm interesin financiar ata nuk kanë shiku popull, ata popullin e kanë shiku për me iu marrë parat nga 10 mijë euro për një dasëm kjo është pasoja e sa”, ka potencuar ai.

Edhe Gani Gashi thotë se procesi i vaksinimit në këtë qendër po shkon mirë.

Gashi: Po e kam marrë dozën e parë

“Po e kam marrë dozën e parë , jo për momentin shumë mirë nuk më ka mundu masandej çka bohet nuk e di është shumë në rregull pritje nuk ka, kurgjo jo menjëherë brenda pesë minutave kam mbërri në rend. Ndoshta s’kisha pas qejf me marrë ose dikush por nuk mundemi me dal më të mençëm se krejt bota”, thotë ai ka thënë ai.

Kurse Selime Hamiti apelon tek të gjithë qytetarët që të vaksinohen.

Hamiti: Unë sot e bëra dozën e parë të vaksinimit

“Unë sot e bëra dozën e parë të vaksinimit, për momentin nuk është duke më munduar. Jo s’kam prit, brenda javës më kanë thirr. Unë ju kisha thënë ta marrin të gjithë, për të mirën tonë është”, ka thënë ajo.

Edhe Jetish Jashari apelon qytetarët që të vaksinohen, sepse sipas tij është mënyra e vetme për luftimin e pandemisë.

Jashari: Sot ka qenë doza e parë nuk kam prit aspak

“Është fati jonë që i kemi dy vaksinat të certifikuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha shtetet tjera është Pfizer dhe AstraZeneca janë vaksinat më të mira njëherë për njëherë që munden me ekzistua për këtë arsye nuk kanë çka frikohen aspak edhe kisha apelua që me u vaksinua sa ma shpejt sepse kjo është mënyra e vetme me luftua këtë pandemi”, ka thënë ai.

Rastet e reja me Covid-19 ditëve të fundit në Kosovë kanë shënuar një rënie të lehtë, por shqetësues mbetet numri i lartë i vdekjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat