A po shtyhen zgjedhjet e 17 tetorit? Osmani pret në takim krerët e partive

Aktuale

A po shtyhen zgjedhjet e 17 tetorit? Osmani pret në takim krerët e partive

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 08:24
Vjosa Osmani

Presidentja  Vjosa Osmani, ka ftuar për sot në takim, përfaqësuesit e partive parlamentare ku pritet të diskutohet për rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

Lidhur me këtë takim, partitë politike e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, megjithatë, opozita po e kundërshton me çdo kusht opsionin e shtyrjes së zgjedhjeve të 17 tetorit.

Përfaqësues të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s po e vlerësojnë si suspendim të demokracisë shtyrjen eventuale të zgjedhjeve.

Madje ftesa drejtuar partive politike për këtë takim nga shumëkush po vlerësohet si favor që po i bëhet partisë në pushtet nga ana e presidentes.

Takimi i ftuar për sot do të mbahet nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat