Dialogu me Serbinë/ Lajçak: Kosova ka kontrollin në të gjithë territorin dhe kufijtë e saj

Aktuale

Dialogu me Serbinë/ Lajçak: Kosova ka kontrollin në të gjithë territorin dhe kufijtë e saj

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 16:53
Miroslav Lajçak

Emisari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka thënë se dialogu me Serbinë i ka sjell Kosovës shumë përfitime.

Lajçak tha se Kosova përmes këtij dialogu ka kontrollin në të gjithë territorin dhe kufijtë e saj.

“Dialogu me Serbinë i ka sjell Kosovës shumë përfitime. Përmes këtij dialogu sipas tij Kosova ka kontrollin në të gjithë territorin dhe kufijtë e saj, pastaj ka fituar kodin telefonik +383 dhe prezentim si palë e barabartë në nisma rajonale”.

Nga ana e tij i dërguari Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, tha se SHBA do t’i përkrah Kosovën e Serbinë në tentimet e tyre për anëtarësim në BE.

“SHBA do të përkrahë Kosovën e Serbinë në tentimet e tyre përmes dialogut për antarësimin e tyre në BE”.

E raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se rezultati final duhet të jetë njohja reciproke, përndryshe ky proces s’ka kuptim.

“Natyrisht që rezultati final i dialogut duhet të jetë njohja reciproke përndryshe ky proces s’ka kuptim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat