Kurti takon ambasadorin gjerman, temë diskutimi bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar

Aktuale

Kurti takon ambasadorin gjerman, temë diskutimi bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 20:35
Joern Rohde dhe Albin Kurti

Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar mes Gjermanisë dhe Kosovës, ishin temë diskutimi në takimin që kryeministri Albin Kurti, zhvilloi me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Siç theksohet në komunikatën qeveritare, ky takim me ambasadorin erdhi pas takimit të mbajtur në Tiranë me Kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, dhe diskutimin për çështje bilaterale dhe regjionale.

Kryeministri Kurti e vlerësoi vullnetin e shprehur nga kancelarja Merkel për të shtuar bashkëpunimin në rajon, gjithnjë në frymën e integrimeve në Bashkimin Evropian.

Po ashtu u bisedua edhe për mbarëvajtjen e mbledhjes së sotme të përbashkët të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri theksoi se kjo mbledhje e parë është shprehje e gatishmërisë dhe interesimit për të shënuar një fazë të re të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe realizimit të qëllimeve të përbashkëta për Ballkanin Perëndimor si rajon i paqes së qëndrueshme, sigurisë afatgjate, demokracisë dhe zhvillimit socio-ekonomik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat