Publicisti reagon pas qëndrimit të BE-së lidhur me reciprocitetin, e shqetëson kjo gjë

Aktuale

Publicisti reagon pas qëndrimit të BE-së lidhur me reciprocitetin, e shqetëson kjo gjë

Nga: A.M Më: 21 shtator 2021 Në ora: 18:51
Peter Stano

Publicisti Emin Azemi ka reaguar në lidhje me trajtimin që Bashkimi Evropian po ia bënë Kosovës në rastin e vendosjes së reciprocitetit të targave.

Azemi përmes një postimi në Facebook e kritikoi ashpër BE-në, pasi po e fajësojnë Kosovën njësoj si Serbinë për çështjen e targave.

“A është e mundur që Brukseli, ambasadorët e Quintit dhe qendrat tjera të vendosjes të jenë kaq pa sens kundrejt kësaj situate, ku Serbia sërish luan rolin e viktimës, ndërkohë që shqiptarët e Kosovës me dekada vuajnë pasojat e diskriminimit serb në forma e mënyra të ndryshme.

Kush di ta sqarojë këtë qasje simterike të bashkësisësë ndërkombëtare ndaj këtij problemi, duke i vënë në peshore të njëjta barrën e fajësisë së Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave.?! Çka është kjo njëanshmëri e gërditshme e BE-së?!”, shkroi Azemi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

PSE KOSOVA DHE SERBIA PO TRAJTOHEN NGA BRUKSELI NJËSOJ FAJTORE MBI ÇËSHTJEN E TARGAVE?!

Kjo administratë e BE-së të merr në qafë. Është për gjynah! Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, pas aplikimit të reciprocitetit nga ana Qeveria e Kosovës lidhur me targat e automjeteve të Serbisë, paska thënë se BE-ja po vazhdon të monitorojë situatën në teren. Ai ka bërë thirrje që të dyja palët [Kosova dhe Serbia] të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe menjëherë të zvogëlojnë tensionet.

Sipas këtij byrokrati të Brukselit, që ska kurrfarë ndjeshmërie mbi situatën në terren, Kosova dhe Serbia përmes dialogut po deshka ta zgjidhin çështjen e targave.

A është e mundur me qënë kaq të shkalluar këta burokratë? Po për çfarë dialogu flet more ky teveqel kur çështja e targave është dialoguar para pesë viteve në Bruksel dhe palët janë marrë vesh se si do ta zgjidhin këtë çështje.

Kosova po vepron konform marrëveshjes së Brukselit, por Beogradi është ai që njëanshëm e ka trajtuar këtë problem duke i diskriminuar kosovarët që kanë udhëtuar nëpër territoin e Serbisë duke i detyruar ata që të heqin targat e Kosovës.

Këtu nuk ka fajëlsi simtetrike, siç po mundohet ta prezantojë Brukseli këtë çështjen e targave dhe nuk ka kurrfarë konflikti në mes të populatës civile serbe të Kosovës dhe institucioneve ligjzbatuese të Kosovës.

Këtu ka një përgjigje të shtetit të Kosovës ndaj sjelljeve arbitrare të Serbisë, duke vendosur reciprocitet në mënyrën e përdorimit të targave të automjeteve.

Këtu ka një luftënxitje të Beogradit , duke i përdorur serbët lokalë si mish për top, me qëllim të maipulimit të opinionit ndërkombëtar se gjoja Qeveria e Kosovës po ua kufizon serbëve lëvizjen e lirë.

A është e mundur që Brukseli, ambasadorët e Quintit dhe qendrat tjera të vendosjes të jenë kaq pa sens kundrejt kësaj situate, ku Serbia sërish luan rolin e viktimës, ndërkohë që shqiptarët e Kosovës me dekada vuajnë pasojat e diskriminimit serb në forma e mënyra të ndryshme.

Kush di ta sqarojë këtë qasje simterike të bashkësisësë ndërkombëtare ndaj këtij problemi, duke i vënë në peshore të njëjta barrën e fajësisë së Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave.?!

Çka është kjo njëanshmëri e gërditshme e BE-së?!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat