Kjo është kandidatja më e re në moshë që garon për kryetare

Aktuale

Kjo është kandidatja më e re në moshë që garon për kryetare

Nga: A.M. Më: 7 tetor 2021 Në ora: 22:03
Floretë Zejnullahu

Më 17 tetor pritet të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.

Pjesë e kësaj gare është edhe Floretë Zejnullahu.

Zejnullahu ka marr përgjegjësin nga Partia  Demokratike e Kosovës që të jetë kandidate për kryetare të komunës së Podujevës.

Zejnullahu  ka lindur më15 Shtator 1993, shkruan "Bota sot".

Vlen të përmendet se Zejnullahu është kandidatja më e re në moshë që kandidon për ta udhëhequr e një komunë në Kosovë në këto zgjedhje.

 Zejnullahu në zgjedhjet e 14 shkurtit është zgjedhur për herë të dytë si deputete e Kuvendit të Kosovës.  

Ndryshe, Zejnullahu në këto zgjedhje lokale garon kundër Shpejtim Bulliqit (LVV), Ekrem Hysenit (LDK), Besnik Tahirit (AAK) dhe Gazmend Islamit (BKD).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat