Lumir Abdixhiku: Me Përparim Ramën transformohet kryeqyteti

Aktuale

Lumir Abdixhiku: Me Përparim Ramën transformohet kryeqyteti

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:16
Lumir Abdixhiku dhe Përparim Rama

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në intervistën e mbrëmshme ka theksuar se projektet e Përparim Ramës e transformojnë Prishtinën dhe jetën e qytetarëve.

Kur i vë projektet e Përparimit përballë lyerjes së një fushe të futbollit, e frymës së një partie politike, e një program që e kopjon më pas atë të Përparimit, atëherë është evidente që qytetarët e kanë mundësinë e shkëlqyeshme për një kryetar si Përparim Rama, i cili e transformon Prishtinën, pra e transformon qytetin dhe jetën e qytetarëve”, ka potencuar Abdixhiku.

Kurse, Përparim Rama, gjatë debatit të mbrëmshëm, gjatë shpalosjes së pjesëve nga programi i tij për ndërlidhjen e lagjeve me qendrën, tha se “Prishtinën e Vjetër” e sheh si një guri të pagdhendur me potencial shumë të madh, apo sikur diamant i pagdhendur.

Prishtinën e Vjetër” e shoh si një guri të pagdhendur me potencial shumë të madh, sikur diamanti i pagdhendur”, tha Rama. Me këtë rast, Rama shpalosi edhe detaje të plani të tij për këtë pjesë tepër të rëndësishme të kryeqytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat