Identifikohen 18 fëmijë e 23 të rritur lëmoshëkërkues

Aktuale

Identifikohen 18 fëmijë e 23 të rritur lëmoshëkërkues

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 13:00
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë 18 fëmijë e 23 të rritur lëmoshëkërkues, në bazë të një operacioni të kryer nga Njësitet Rajonale të Drejtësisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në tërë Kosovën, ndërmjet datave 25-29 tetor.

Sipas Policisë, po ashtu janë iniciuar 15 raste ndaj 23 të dyshuarve për “keqtrajtim apo braktisje të fëmijës”. Të dyshuarit janë prindër të fëmijëve lëmoshëkërkues.

“Gjate zbatimit te këtij plani operativ janë kryer këto veprime: Identifikimi i 18 fëmijëve lëmoshëkërkues, prej tyre 11 shtetas kosovarë dhe 7 shtetas të Shqipërisë, identifikimi i 23 lëmoshëkërkuesve të rritur, prej tyre 11 shtetas kosovarë dhe 12 shtetas të Shqipërisë. Në konsultim me Prokuroritë përkatëse, janë iniciuar gjithsej 15 raste ndaj 23 të dyshuarve për ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës. Të dyshuarit janë prindër të fëmijëve lëmoshëkërkues”, thuhet në njoftimin e Policisë.

18 fëmijë janë referuar në Qendrat përkatëse për Punë Sociale për trajtim të mëtejmë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat