Arben Vitia rrëfen se si i menaxhonte thashethemet se kishte aferë jashtëmartesore

Aktuale

Arben Vitia rrëfen se si i menaxhonte thashethemet se kishte aferë jashtëmartesore

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 23:51
Arben Vitia

Ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka folur për thashethemet që janë bërë ndaj tij gjatë kohës sa ishte ministër i Shëndetësisë

Vitia ka treguar për dy goditjet më të mëdha që kishte marrë në jetën e tij.

“Goditja e parë që kam mendu që e kam marrë ka qenë pjesa e vitit 2018 kur një pjesë e bashkëpunëtorëve dolën nga VV, në aspektin shpirtor më dëmtonin shumë. Goditja tjetër ndaj figurës sime, që prapë jam munduar t’i arsyetojë të gjithë me faktin që jam kandidat për Prishtinën”, tha Vitia.

Vitia ka treguar edhe mënyrën sesi arriti t’i kaloi këto thashethëme të cilat tha se e lënduan shumë atë dhe familjen e tij.

“Kur filluan këto sulme në Ministrinë e Shëndetësisë ka pasur shumë punë dhe nuk ke pasur fort kohë të mendosh për këto gjëra. Në anën tjetër ishin në pytje jetët e qytetarëve, kontratat me Pfizer, masat e reja dhe e dija saktë se sa do të afektojnë këto gjëra do të ndikojnë në punën time. Kanë qenë miqt dhe shoktë që më kanë ndihmuar, përmes miqve i kam kaluar në një anë dhe përmes reflektimit. Ilaçin kryesor e kam muzikën, mjaftonte një muzikë që e kam për qejfi dhe nuk mendoja për gjëra të tilla”, ka thënë Vitia.

Tutje ai ka treguar se si ua kishte sqaruar këto thashetheme ndaj tij pasi tha se fëmijët i kishin shqetësuar shumë.

“Kryesorja fëmijët janë në moshë që dijnë, dhe kjo i ka shqetësuar ata dhe kjo më ka lënduar më së shumti. Në raport me bashkëshorten kemi pasë mirëkuptim, por për fëmijët ka qenë sfidë dhe nuk kemi ditur as si të qasemi derisa ua kemi sqaruar. Kanë qenë jashtëzaknisht të kuptueshëm dhe e kemi parë çfarë fëmijë kemi rritur”, tha Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat