Konjufca viziton Bulliqin, e uron për fitoren

Aktuale

Konjufca viziton Bulliqin, e uron për fitoren

Nga: A.SH Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 14:17
Foto nga takimi

Shpejtim Bulliqi nga LVV, ka fituar një mandatë të plotë në Podujevë në zgjedhjet komunale.

Ai ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca, i cili uroi për mandatin e ri të fituar në zgjedhjet e 14 nëntorit.

Postimi në Facebook:

I nderuar me vizitën e Kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca, i cili erdhi për të më uruar për mandatin e ri të fituar në zgjedhjet e 14 nëntorit.

Shprehëm zotimet tona që si institucione lokale dhe qendrore të përafrojme qëndrimet tona dhe të bashkëpunojmë në projekte të ndryshme në interesin e qytetarëve tanë.

E falënderova z. Konjufca për përkrahjen dhe mbështetjen e palodhshme në fushatën tonë në Podujevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat