​Konjufca: LDK e PDK fituese të zgjedhjeve, AAK me VV në rend të dytë

Aktuale

​Konjufca: LDK e PDK fituese të zgjedhjeve, AAK me VV në rend të dytë

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 00:30
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka thënë se PDK e LDK janë fituese të zgjedhjeve lokale, teksa Vetëvendosje e AAK-ja mbeten në rend të dytë.

Ai ka thënë se shqetësim për Lëvizjen Vetëvendosje fakti se në shumë pak komuna, me përjashtim në ato ku ka fituar, me rëndësi për elektoratin ishte edhe partia politike, në këtë rast Vetëvendosje.

“Mendoj që në këto zgjedhje lokale PDK me LDK janë fituese të zgjedhjeve lokale, diqysh sikur barabar kurse AAK-ja me Vetëvendosjen janë në rend të dytë të partive politike”, tha Konjufca.

Pavarësisht se Vetëvendosje fitoi vetëm në katër komuna, Konjufca thotë se kjo parti do të fitojë në zgjedhjet e reja nacionale më 2025.

Konjuca ka folur edhe për luftën që Qeveria Kurti po bën kundër krimit dhe korrupsionit, duke thënë se për tetë muaj qeverisje ka bërë më shumë punë se sa e gjithë periudha pas luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat